Psalmet 24:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.

6. I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)

7. O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

8. Kush është ky Mbret i lavdisë? Është Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.

9. O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

10. Kush është ky Mbret i lavdisë? Është Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)

Psalmet 24