Psalmet 24:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.

2. Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.

3. Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

4. Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.

Psalmet 24