Psalmet 21:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.

4. Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

5. E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

6. sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

7. Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.

8. Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.

9. Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë.

Psalmet 21