1. Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
2. Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
3. duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
4. Ai që ulet në qiejt do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.