11. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
12. Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.
13. Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.
14. U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpengimtari im.