Psalmet 19:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

2. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

3. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

4. por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejt Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

Psalmet 19