29. sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.
30. Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.
31. Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
32. Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
33. Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;
34. ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
35. Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
36. Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.
37. I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj.
38. I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
39. Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;