16. Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.
17. Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.
18. Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,
19. dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.
20. Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
21. sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
22. sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.