Psalmet 18:13-23 Bibla Shqip (ALBB)

13. Zoti gjëmoi në qiejt dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

14. Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.

15. Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

16. Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.

17. Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.

18. Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,

19. dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.

20. Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,

21. sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,

22. sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.

23. Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.

Psalmet 18