Psalmet 17:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendje britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.

2. Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.

3. Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.

4. Për sa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.

5. Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.

6. Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.

7. Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.

Psalmet 17