Psalmet 148:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhrat e tij,

9. mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe cedra;

10. ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

11. ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

12. të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

Psalmet 148