Psalmet 148:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejt, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

2. Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

3. Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

4. Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejt.

Psalmet 148