Psalmet 146:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,

6. që ka krijuar qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,

7. që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.

8. Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.

9. Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.

10. Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

Psalmet 146