14. Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.
15. Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.
16. Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.
17. Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.
18. Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
19. Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.
20. Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.
21. Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qenie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.