Psalmet 140:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

2. që thurin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.

3. Mprehin gjuhën e tyre si gjarpri dhe kanë helm gjarpri nën buzët e tyre. (Sela)

4. Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.

5. Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)

6. Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.

Psalmet 140