Psalmet 139:17-24 Bibla Shqip (ALBB)

17. Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

18. Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

19. Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

20. Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

21. A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?

22. Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.

23. Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

24. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

Psalmet 139