8. diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
9. hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
10. Ai që goditi egjiptasit në të parëlindurit e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
11. dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
12. me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
13. Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
14. dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
15. por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
16. Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,