Psalmet 136:5-14 Bibla Shqip (ALBB)

5. atë që ka bërë qiejt me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

6. atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

7. atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

8. diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

9. hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

10. Ai që goditi egjiptasit në të parëlindurit e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

11. dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

12. me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

13. Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

14. dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

Psalmet 136