Psalmet 136:11-19 Bibla Shqip (ALBB)

11. dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

12. me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

13. Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

14. dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

15. por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

16. Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

17. atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

18. dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;

19. Sihonin, mbretin e amorenjve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

Psalmet 136