7. Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
8. Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,
9. dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.
10. Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:
11. Sionin, mbretin e amorenjve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.