Psalmet 132:4-18 Bibla Shqip (ALBB)

4. nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,

5. derisa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

6. Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.

7. Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

8. Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.

9. Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

10. Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

11. Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendshmeve të tua.

12. Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

13. Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

14. "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

15. Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfrit e tij;

16. do t'i vesh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

17. Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.

18. Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

Psalmet 132