Psalmet 132:13-18 Bibla Shqip (ALBB)

13. Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

14. "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

15. Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfrit e tij;

16. do t'i vesh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

17. Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.

18. Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

Psalmet 132