1. Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
2. ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
3. "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
4. nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
5. derisa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
6. Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
7. Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
8. Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
9. Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.