Psalmet 129:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

4. Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

5. U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

6. U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

7. nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

8. dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

Psalmet 129