5. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
6. Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
7. Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
8. Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
9. Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.