1. U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
2. Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
3. Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
4. ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
5. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
6. Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.