Psalmet 121:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

2. Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejt dhe tokën.

3. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

4. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

Psalmet 121