Psalmet 120:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

2. O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

3. Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

4. Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

5. I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

Psalmet 120