Psalmet 119:73-78 Bibla Shqip (ALBB)

73. Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarsi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.

74. Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

75. Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

76. Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

77. Ardhshin tek unë dhembshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.

78. U ngatërrofshin mendjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.

Psalmet 119