63. Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
64. O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
65. Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
66. Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
67. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
68. Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
69. Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
70. Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
71. Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.