Psalmet 119:32-41 Bibla Shqip (ALBB)

32. Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.

33. Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.

34. Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.

35. Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.

36. Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.

37. Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.

38. Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.

39. Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trembin, sepse dekretet e tua janë të mira.

40. Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.

41. Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

Psalmet 119