154. Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
155. Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
156. Dhembshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
157. Përndjekësit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
158. I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
159. Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
160. Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
161. Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
162. Unë ndiej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
163. Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.