125. Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
126. Është koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
127. Për këtë arsye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
128. Për këtë arsye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
129. Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
130. Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
131. Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
132. Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
133. Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
134. Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
135. Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
136. Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.