Psalmet 119:106-115 Bibla Shqip (ALBB)

106. Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.

107. Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.

108. O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.

109. Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.

110. Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga urdhërimet e tua.

111. Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.

112. Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.

113. Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

114. Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.

115. Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.

Psalmet 119