Psalmet 119:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.

2. Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

3. dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.

4. Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.

5. Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.

6. Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

7. Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

8. Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.

9. Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

Psalmet 119