Psalmet 118:19-29 Bibla Shqip (ALBB)

19. Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

20. Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

21. Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

22. Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.

23. Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

24. Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

25. O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.

26. I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

27. Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.

28. Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.

29. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

Psalmet 118