Psalmet 118:14-20 Bibla Shqip (ALBB)

14. Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

15. Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

16. E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

17. Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

18. Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.

19. Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

20. Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

Psalmet 118