1. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
2. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".
3. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".
4. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".