Psalmet 116:7-19 Bibla Shqip (ALBB)

7. Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

8. Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

9. Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

10. Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

11. dhe thosha gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

12. Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

13. Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

14. Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

15. Është e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

16. Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

17. Unë do të të ofroj një flijim falënderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

18. Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

19. në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

Psalmet 116