1. Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
2. Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
3. Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
4. Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
5. kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
6. kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,