Psalmet 110:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time derisa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

2. Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.

3. Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

4. Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut".

Psalmet 110