Psalmet 107:4-12 Bibla Shqip (ALBB)

4. Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

5. Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

6. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

7. dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

8. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

9. Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

10. Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhirë,

11. sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;

12. prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

Psalmet 107