Psalmet 107:37-43 Bibla Shqip (ALBB)

37. mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.

38. Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.

39. Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.

40. Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.

41. Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.

42. Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.

43. Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

Psalmet 107