Psalmet 105:3-11 Bibla Shqip (ALBB)

3. Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

4. Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.

5. Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,

6. ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.

7. Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.

8. Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,

9. besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,

10. që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

11. duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",

Psalmet 105