Psalmet 103:11-14 Bibla Shqip (ALBB)

11. Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.

12. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.

13. Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.

14. Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.

Psalmet 103