Psalmet 103:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.

2. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.

3. Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,

4. shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;

5. ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.

Psalmet 103