20. për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
21. me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,
22. kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.
23. Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.
24. Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
25. Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua;
26. ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobë; ti do t'i ndërrosh si një rrobë dhe ata do të ndryshohen.
27. Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.
28. Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".