Psalmet 102:17-27 Bibla Shqip (ALBB)

17. Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.

18. Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,

19. sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

20. për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

21. me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

22. kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.

23. Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.

24. Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.

25. Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua;

26. ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobë; ti do t'i ndërrosh si një rrobë dhe ata do të ndryshohen.

27. Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

Psalmet 102