1. O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.
2. Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
3. Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
4. Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.
5. Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.
6. I ngjaj pelikanit të shkretëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.
7. Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.
8. Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
9. Sepse e ha hirin si buka dhe përziej lotët me atë që pi.
10. Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.