1. Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë.
2. Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;
3. por edhe më i lumtur se njëra dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.
4. Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën e njërit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
5. Budallai rri me duar të kryqëzuara dhe ha mishin e vet.
6. Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.
7. Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;